Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi
ROSKOVEC- Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sauk të Roskovecit, pas një k...
ROSKOVEC- Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sauk të Roskovecit, pas një k...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bom...
Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë t&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me &ccedi...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon va...
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31&de...

Një rrebesh i shpejtë shiu këtë fundjavë, pas një vere shumë të nxehtë, përmbyti tërësisht rrugët e Elbasanit, duke nxjerrë në pah menaxhimin e dobët publik nga Bashkia e qytetit.
Për një trill interesant, akset rrugore u bënë të pakalueshme për orë të tëra, vetëm pak ditë pasi socialistët në Këshillin Bashkiak miratuan një projekt kontrovers të kryebashkiakut Gledjan Llatja, për shkurtimin e Fondeve të Emergjencës.
Në mbledhjen e datës 10 shtator 2026, Këshilli shqyrtoi kërkesën e Bashkisë për “Përdorimin e një pjese të Fondit të Emergjencave për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrëfikës”. Fondi që merrej nga paratë e destinuara për Emergjencat ishte 10.2 milionë lekë të reja ose më shumë se 110 mijë euro, sipas kursit aktual.
Në Relacionin e hartuar nga zyra e kryebashkiakut Llatja thuhej se ky ndryshim destinacioni të fondeve propozohet “në kuadër të masave për forcimin e kapaciteteve vendore për parandalimin, përgatitjen dhe përballimin e situatave të emergjencave civile dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e situatave të zjarreve…”.
Në projektin e Bashkisë së Elbasanit parashikohet ngritja e një stacioni të ri zjarrëfikësesh në zonën e Bradasheshit.
Opozita e djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit e kundërshtoi këtë projekt të kryebashkiakut Gledjan Llatja. Duke e vlerësuar ngritjen e një stacioni zjarrëfikësish si të domosdoshëm, këshilltarëve opozitarë u shprehën tërësisht kundër shkurtimit të Fondeve të Emergjencës për këtë projekt të ri.
Kryetarja e këshilltarëve opozitarë, Bianka Çopja, deklaroi në mbledhje se grupi që ajo përfaqëson mbështet idenë e forcimit të kapaciteteve për zjarrëfikësit, megjithatë, vendimi për shkurtimin e Fondeve të Emergjencës është një veprim tërësisht i pamatur dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Elbasanit.
“Duhet të jemi të qartë se nuk jemi kundër ndërtimit të një stacioni zjarrëfikës, por jemi kundër të përdorimit të fondit të Emergjencave për rikonstruksion apo ndërtim godine. Fondi i Emergjencave Civile ka një qëllim shumë të qartë-të përdoret në situata emergjente dhe jo për mungesë të planifikimit të Bashkisë për ndërtime”, tha Çopja gjatë një debati me kryebashkiakun Llatja.
Më tej, ajo theksoi se, nëse ndërtimi i një godine të re për zjarrëfikësit ka qenë e nevojshme, “Bashkia duhet ta kishte planifikuar këtë ndërtim që në kohën e hartimit të Buxhetit për vitin 2026”.
Duke vijuar me kundërshtinë e saj, kryekëshilltarja opozitare Çopja i sugjeroi Bashkisë që “ta shtyjmë miratimin e këtij projekti për vitin e ardhshëm, duke qenë se edhe viti aktual po mbaron. Në dhjetor planifikohet buxheti i ri. Ndaj, nuk kemi pse prekim fondin e Emergjencave Civile, sepse nuk mund si rubrikë buxhetore, sa herë Bashkisë i duhet një investim i ri”.
Çopja u bëri thirrje këshilltarëve socialistë që “të mos e prekin fondin e emergjencës, pasi, përballë një situate të vështirë, Elbasani nuk do të ketë mundësinë të përballojë asnjë problematikë madhore”.
Qëndrimi dhe thirrja e opozitës nuk ndikoi aspak në vendimmarrjen e këshilltarëve socialistë, të cilët miratuan me shumicën e votave projektin e Bashkisë për të shkurtuar me plot 110 mijë euro Fondin e Emergjencave Civile, një vlerë që është më shumë se një e katërta e fondit vjetor për këtë fushë.
Pasojat e vendimmarrjes së këshilltarëve të shumicës u panë qartë gjatë fundjavës, sidomos ditën e shtunë, kur disa minuta shi, përmbytën tërësisht rrugët e qytetit. Me dimrin e pritshëm, qyteti i Elbasanit pritet të përballet me situata akoma më të vështira, ndërkohë që mbetet për t’u parë se sa do të jenë të mjaftueshme fondet që ka Bashkia për Emergjencat Civile./Bold News
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...
Një grup protestuesish është ndalur pranë shkollës “Qemal Stafa”, në momentin kur aty po këndohej himni komb&eu...
Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë t&e...
Në të gjitha shkollat e vendit nis sot viti i ri mësimor, ditë me emocione sidomos për 25 mijë fëmijët që ulen p&...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Gazetarja Bora Shahini ka rrëfyer eksperiencën e saj në Pediatrinë e QSUT-së, pas një rasti që kishte të bënte me...
Ka dokumente që nuk kanë nevojë për shumë koment. Mjafton t’i lexosh fjalët dhe e kupton menjëherë se çfa...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ndalojë aplikimin e klauzolave të ndryshimit të tarifave, të shprehura...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me &ccedi...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon va...