
Mëngjesin e sotëm qindra qytetarë u grumbulluan në rrugën e Durrësit për të bllokuar qarkullimin në Zogun e Zi në kuadër të nisjes së mosbindjes civile.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë për të mos lejuar vijimin e mosbindjes civile. Për pasojë pati tensione mes efektivëve dhe disa prej protestuesve.
Sipas informacioneve, janë shoqëruar në polici disa protestues. Si pasojë e bllokimit të qarkullimit për disa minuta, u krijuan radhë të gjata trafiku. Versus.al

