Botë e Çuditshme

Pastroi një lumë në Indi, por ajo që ndodhi më pas me 21-vjeçarin i ndryshon jetën!

Surendra Singh Choudhary, i njohur në rrjetet sociale si “Bittu Tabahi”, ka marrë një ofertë pune nga Boyan Slat, themeluesi dhe CEO i organizatës holandeze The Ocean Cleanup. Sipas mediave të huaja, 21-vjeçari nga Madhya Pradesh, Indi, u bë viral pasi pastroi vetë pjesë të lumit Ajnar, duke larguar plastikën, algat dhe mbeturinat e grumbulluara.

Pas publikimit të pamjeve të punës së tij në rrjetet sociale, Slat reagoi shkurt duke i shkruar: “Eja puno për ne”. Oferta shkaktoi reagime të shumta pozitive nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e cilësuan si një mundësi të jashtëzakonshme për të riun. Më herët, përpjekjet e Bittu Tabahit ishin vlerësuar edhe nga industrialisti indian Anand Mahindra. Organizata The Ocean Cleanup synon të luftojë ndotjen plastike dhe të largojë 90% të plastikës lundruese në oqeane deri në vitin 2040.