Viti i ri shkollor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Kujdesemi që ky rrugëtim i nxënësve të jetë i sigurt

14 Shtator 2026 | 10:27

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita këtë të hënë ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Hita thekson se Policinë e Shtetit do të kujdeset që rrugëtim i nxënësve të jetë i sigurt. Ai theksoi se me sigurinë e fëmijëve nuk bëjnë kompromis dhe nuk pushojnë. 

“Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër, Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.

Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë. 

Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne. Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt”, u shpreh Hita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpallet në kërkim Alket Rizai, tjetër rekord i arratisjes për shqiptarin

Vetëm pak muaj para se të fitonte lirinë pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke, Alket Rizai është shpallur sërish në kërkim. Ai...
10:02 | 14/09/2026

35 959 fluturime në ditë, Evropa regjistroi trafik ajror rekord gjatë verës! Shqipëria ndër vendet më të vizituara

Një rritje e konsiderueshme e fluturimeve drejt Evropës është evidentuar gjatë periudhës së pushimeve verore nga korriku deri në gusht, pavarësisht ndërprerjeve të shkaktuara nga...
10:01 | 14/09/2026

Viti i ri shkollor, Berisha: Shqipëria me një krizë të thellë demografike, 5,900 nxënës më pak në vetëm një vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të...
09:45 | 14/09/2026