Disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bërë një marshim nga Rruga e Durrësit drejt Zogut të Zi.

Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)