Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alarm për bombë te shkolla "Emin Duraku" në Tiranë, mobilizohen Policia dhe ANTITERRORI: Ja kush është "flamingo" që bëri telefonatën anonime (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Alarm për bombë te shkolla "Emin Duraku" në
Ilustrim: Mandi Jatagani dhe shkolla "Emin Duraku"

Një alarm për bombë në shkollën "Emin Duraku" në qendër të Tiranës ka mobilizuar menjëherë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Antiterrorit. Duke qenë se sot është dhe dita e parë e shkollës, janë kryer kontrolle në të gjithë godinën.

Oficerët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë. Menjëherë, ka nisur puna për identifikimin e personit që ka dhënë alarmin në sallën operative dhe ai ka rezultuar se ishte Mand Jatagani.

Shërbimet e Policisë së Tiranës dhe oficerët e Antiterrorit e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, i cili akuzohet si autor i dyshuar i alarmit të rremë për bombë që është dhënë mëngjesin e kësaj të hëne, datë 14 shtator, në shkollën "Emin Duraku".

Alarm për bombë te shkolla "Emin Duraku" në
Mandi Jatagani ne podiumin e protestes se flamingove

Mand Jatagani rezulton se është një prej qytetarëve që merr pjesë shpesh në protestat që zhvillohen në kryeqytet dhe shërbimet e Antiterrorit e kanë identifikuar atë si autor të thirrjeve të vazhdueshme për akte dhune.

Edhe sot, ky shtetas për arsye dhe në rrethana ende të panjohura, ka telefonuar në Sallën Operative të Policisë së Shtetit dhe ka pretenduar se në shkollën "Emin Duraku", në zonën e ish-Bllokut, ishte vendosur bombë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese