Projekti i ri për ndërtimin e një muzeu hebraik në qytetin e Vlorës ka ndezur tensione të forta dhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Një grupim vullnetar ka ngritur zërin kundër punimeve që po kryhen pranë godinës historike të njohur si "Klubi Labëria", një monument kulture i cili mbrohet nga shteti.
E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, organizatorja e protestës, Drita Nezini tha se gjithçka ka nisur për shkak të rrezikut që i kanoset kësaj godine shekullore, ku në vitin 1908, 40 patriotë vlonjatë të udhëhequr nga Ismail Qemali themeluan një shoqatë patriotike.
Sipas saj, përpara muzeut është hapur një gropë e stërmadhe me thellësi mbi 10 metra, e cila po rrezikon drejtpërdrejt themelet e monumentit historik.
Vendndodhja e këtij muzeu të ri, sipas Nezinit, përbën një shkatërrim të historisë dhe kujtesës së qytetit.
Përfaqësuesit theksojnë se kanë mbështetjen e mijëra vlonjatëve, duke mbledhur mbi 1000 firma në një peticion që kundërshton instalacionet e reja dhe shkatërrimin e hapësirave publike.
Ne si grupim vullnetar, qytetarë për Vlorën, nuk jemi as shoqatë, as organizatë, po jemi një grupim vullnetar. Pse u ngritëm ne në protestë? Ne u ngritëm në protestë sepse Klubi Labëria është një nga godinat më të vjetra, harmonik me të gjithë godinat e tjera dykatëshe në sheshin e Flamurit. Por për rëndësinë që ka ajo, sepse në fillim të shekullit të 20, në vitin 1908, 40 patriotë vlonjatë, me Ismail Beun në krye, menduan të krijojnë një shoqatë patriotike. Dhe ky muze mbart këto vlera historike, që tani po cënohen. Pse po cënohen? Këtu po zhduket historia. Këtu po zhduket kujtesa e njerëzve që kanë për këtë godinë, sepse aty po punohet në themelet e kësaj godine që kjo ishte një godinë e klasit të parë dhe monument kulture. Dhe mbrohet nga shteti, jo të shkatërrohet nga shteti.
Patëm përplasje sepse ne donim të futeshim të shikonim atë gropën që ajo ishte mbi 10 metra thellësi dhe një sipërfaqe shumë e madhe, mund të themi gjithë sheshin, hapësirën përpara muzeut Labëria e ka marrë ky muze që po bëhet, muze hebraik. Po pse duhet të ngrihet muze hebraik, kur ne kemi rrugicën e tyre, u kemi vënë dhe një pllakatë atje, rruga e çifutëve. Kaq meritojnë, se 10 familje kanë qenë në Vlorë. Tani pse duhet të bëhet muze hebraik aty? Kjo është e pafalshme. Ne populli i Vlorës nuk e pranojmë, ne vërtet jemi një grupim vullnetar intelektualësh, po ne kemi mijëra vetë nga mbrapa, se kemi bërë marrje firmash sipër tek sheshi, ata të dy sheshet që kanë sjellë në Vlorë karakatina, dhe kemi 1 mijë firma që e çuam tek Erion në Tiranë që të hiqen këto karakatina që marrin lekë përditë, përditë, përditë dhe nuk krijojnë energji.
Dhe ne kemi popullin nga mbrapa, nuk është se jemi ne të vetëm, grupi aty që dalim. Po kemi mijëra vetë nga mbrapa. Kemi mijëra vetë nga mbrapa që kanë firmosur. Patjetër do ta vazhdojmë. Ne kemi përgatitur dosjen për në gjykatë. Do ta dorëzojmë sot ose nesër. Ne do ta vazhdojmë sepse Vlorës po i merret dinjiteti. Po i merren institucionet. U mor sheshi i Flamurit, u hoqën katër topat, katër vilajetet, u spostuan në një kënd andej që nuk duken. U prish sheshi i Flamurit, është bërë një karakatinë aty që s'ka asnjë vlerë. Pra ndërgjegjja kombëtare po humbet. Institucionet dhe muzetë po humbasin, i kanë lënë pas dore, nuk pastrohen, nuk rregullohen nga brenda.
© SYRI.net