Alarm për bombë në shkollën “Edit Durham”, arrestohet autori i telefonatës kërcënuese

Aktualitet

Publikuar: 14/09/2026

Alarm për bombë në shkollën “Edit Durham”, arrestohet autori i telefonatës kërcënuese

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Durham.

Policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ku telefonata rezultoi alarm i rremë.

Blutë e Tiranës kanë përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani.

Ky person është arrestuar nga Policia dhe shërbimet e Antiterrorit.

/boldnews