Aktualitet

Protestë te Zogu i Zi, policia shoqëron disa persona/Vështirësuan qarkullimin!

Në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim.

Kjo është një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona.

Tirana sot ka trafik të rënduar nga fluksi i lartë i automjeteve. Nisja e vitit të ri shkollor ka shtuar lëvizjet. Te Unaza e Madhe, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në segmentin nga zona e Liqenit dhe Komuna e Parisit, drejt Laprakës e deri në afërsi të Paskuqanit.

Në disa pjesë të këtij aksi, qarkullimi thuajse u paralizua. Trafik i rënduar edhe në hyrjen perëndimore të kryeqytetit, në aksin që vjen nga Durrësi, si dhe në rrugët që lidhin Kthesën e Kamzës, Laprakën e Don Boskon me qendrën.