AKTUALITET /

Alarmoi policinë për bombë në shkollë, Jatagani postoi video: Ja të shohim për sa vjen patrulla për terrorizëm

Nuk dihet ende arsyeja përse Jatagani e ka bërë një veprim të tillë, por nga ato çfarë thotë në video duket se po "testonte" shpejtësinë e reagimit të policisë.

Shkruar nga Versus

Alarmoi policinë për bombë në shkollë, Jatagani postoi

Armand Jatagani është personi i arrestuar për alarmin e rremë për bombë në shkollën "Emin Duraku” në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Para arrestimit, Jatagani kishte publikuar video në rrjetin e tij social ku bënte me dije se kishte njoftuar policinë për bombë dhe më tej shprehej se po priste para shkollës për të parë sesa shpejt do të mbërrinin efektivët.

“Jam tek shkolla për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë se për sa do të vijnë. Ju bëj thirrje që çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të mbrojtur fëmijën e vetë. Tani të shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm. Trafik nuk ka rrugët janë bosh”- shprehej 47 vjeçari mes të tjerash.

 

I arrestuari ishte shoqëruar edhe më parë pasi kishte marrë fjalën në protestën para kryeministrisë dhe kishte bërë thirrje për dhunë. Versus.al

Poll