Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga “Sheshi Skënderbej”, rruga e Durrësit, deri te Zogu i Zi, ku protestuesit bllokuan rrugën.
Mësohet se pas përplasjes me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 10 persona.
Po ashtu raportohet se të shoqëruarit janë dërguar në Komisariatin nr.1.
Pas këtij episodi, aktivistët e kanë transferuar protestën e tyre para Komisariatit nr. 1 ku edhe po qëndrojnë aktualisht.
Ata bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve, ndërsa akuzojnë policinë për dhunë.












