Protestë te Zogu i Zi/ Shoqërohen 10 qytetarë nga policia, disa prej tyre dhunohen me grushta
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Dha alarm fals për bombë në shkollën "Edit Durham", arrestohet Edmond Jatagani 14 Shtator, 10:25 Viti i ri...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
• Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, për mbi 340 mijë nxënës, nga të cilët 25 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës. • Në lidhje me këtë, kanë reaguar disa nga figurat polike si ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PS-së Sali Berisha. • Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro u shpreh se gjatë këtij viti do të punohet për kushte më të mira, laboratore, smartlabe dhe projekte. • Ajo tha se 408 shkolla do të jenë në këtë program për të krijuar edhe aktivitete të tjera, ku nxënësit mund të rrinë edhe pak më gjatë në shkollë, jo vetëm për të mësuar por edhe për t’u zbavitur. • Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit. • Ai theksoi se disa prej shkollave të rilindura këtë vit, kanë kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit. • Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se ky vit shkollor e gjen Shqipërinë përballë një alarm të madh demografik dhe arsimor. • Berisha theksoi se vetëm brenda një viti numri i nxënësve të arsimit fillor ka rënë nga 146,962 në 141,089, duke humbur rreth 4%. • Megjithatë viti i ri shkollou u shoqërua me trafik të rënduar dhe alarme të rreme. • Kjo pasi një telefonatë anonime alarmoi policinë e Tiranës, në të cilën thuhej se një bombë është vendosur në shkollën "Emin Duraku". • Pas kontrolleve u konfirmua se në shkollën nuk kishte asnjë lëndë plasëse, policia arrestoi edhe denancuesin, i cili është Edmond Jatagani. • Qyteti i Vlorës, ka pësuar një rënie të numrit të nxënesve krahasuar me një vit më parë. • Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të kësaj zyre, do të zhvillojnë mësim 11.540 nxënës, rreth 47 më pak se një vit më parë. • Bëhet me dije se këtë vit mes nxënësve të rregjistruar në shkollë ka edhe shtetas të huaj, siç janë ato me origjinë nga Ukraina.
7 artikuj për këtë temë.
DEVOLL- Viti i ri shkollor 2026-2027 është shoqëruar jo vetëm me ulje të numrit të nxënësve, por edhe me mbyllje shkollash. Një shkollë në fshatin Eçmenik të Devollit është mbyllur, pasi kishte vetëm dy nxënës. Dy fëmijët e vetëm që kanë mbetur në fshat do të ndjekin mësimin në Bilisht. Banorët shprehet të shqetësuar, duke shtuar se numri i tyre ka ardhur duke u ulur ndër vite.
“Një nxënës në kopsht, një në shkollë. E çoi e ëma në Bilisht dhe e regjistroi. Vjet ishim 3-4, sivjet nuk ka. Na vjen keq, fëmijët ku do shkojnë? Shkojnë në Bilisht me paratë e tyre. E për një është i detyruar të rrijë mësuesi”, thotë një banor i fshatit.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në shkollën e bashkuar të fshatit Fitore, ku këtë vit nuk ka pasur asnjë regjistrim në klasën e 10-të, ndërsa në këtë shkollë ndodhen 8 fëmijë. Një banor tregon se më parë gjimnazi ka pasur 200 nxënës, por të rinjtë kanë ikur.
“Të rinj nuk ka, një pjesë ikin në Bilisht, një pjesë ikin në profesionale në Korçë. I bie të mbyllet. Na vjen keq, gjimnazi ka pasur 200 e ca nxënës. Të rinjtë kanë ikur, fëmijët jashtë, fshat i vogël, por edhe të mëdhenjtë nuk kanë. Nuk ka të rinj”, thotë një banor./Dosja.al
TIRANA- Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës, në të cilën thuhej se një bombë është vendosur në shkollën "Emin Duraku". Pas kësaj, strukturat e policisë janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur kontrollet e menjëhershme.
Pas kontrolleve u konfirmua se në shkollën nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ndërsa telefonata rezultoi alarm i rremë. Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar denancuesin, i cili është Edmond Jatagani. Jatagani u arrestuar nga policia dhe shërbimet e Antiterrorit./Dosja.al
VLORA- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 895 fëmijë. Vihet re se këtë vit numri i nxënësve në krahasim me vitin e kaluar ka rënë. Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të kësaj zyre, do të zhvillojnë mësim 11.540 nxënës, rreth 47 më pak se një vit më parë.
Megjithatë nuk ka shkolla të mbyllura si pasojë e rënies së numrit të nxënësve. Bëhet me dije se këtë vit mes nxënësve të rregjistruar në shkollë ka edhe shtetas të huaj, siç janë ato me origjinë nga Ukraina. Dy shkolla 9-vjeçare ,"Marigo Posio" Vlorë dhe "Pano Nikolla" Himarë nisin funksionin në fillim tetor, pas rikonstruksionit të plotë të tyre./Dosja.al
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, veçanërisht për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke iu uruar një vit të mbushur me dije, suksese dhe ëndrra të bukura.
Në urimin e tij për nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë, Berisha u shpreh se ky vit shkollor e gjen Shqipërinë përballë një “alarm të madh demografik dhe arsimor”.
Berisha thekson se, vetëm brenda një viti numri i nxënësve të arsimit fillor ka rënë nga 146,962 në 141,089, duke humbur rreth 5,900 nxënës, ose rreth 4%. Ai e krahasoi këtë shifër me Bashkimin Europian, ku rënia ka qenë vetëm 0.2%.
Sipas liderit demokrat, kjo situatë është pasojë e politikave që, në vend që të ndalojnë shpopullimin, emigracionin dhe tkurrjen e familjeve shqiptare, i kanë thelluar ato.
Reagimi i plotë:
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Së pari, urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë në këtë ditë të veçantë për ta dhe për mbarë kombin.
Një urim të veçantë, nga zemra, për vogëlushet dhe vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë për ta një vit i mbarë dhe plot suksese, dije dhe ëndrra të bukura.
Por, të dashur miq, viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor.
Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa.
Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë!/Dosja.al
TIRANA- Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor. Trafiku ka nisur që në Unazën e Madhe, nga Liqeni deri në afërsi të Paskuqanit. Qarkullim më i rënduar është Unazën e Madhe dhe në disa nga kryqëzimet brenda saj.
Qindra automjete presin në radhë, ndërsa kjo ka sjellë vonesa për qytetarët të cilët duhet të arrijnë në destiancionet përkatëse. Shkak i kësaj është nisja e viti të ri shkollor në sistemin parauniversitar./Dosja.al
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkollor 2026-2027. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit.
Ai theksoi se disa prej shkollave të rilindura këtë vit, kanë kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit.
Edi Rama: Mirëmëmgjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit./Dosja.al
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, për mbi 340 mijë nxënës, nga të cilët 25 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Në lidhje me këtë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro shprehet gjatë këtij viti do të punohet për kushte më të mira, laboratore, smartlabe dhe projekte. Në fund, ajo tha se 408 shkolla do të jenë në këtë program për të krijuar edhe aktivitete të tjera, ku nxënësit mund të rrinë edhe pak më gjatë në shkollë, jo vetëm për të mësuar por edhe për t’u zbavitur.
Mesazhi i Ministres Mirela Kumbaro:
”Mirëmëngjes, këtë ditë të parë të shkollës të gjithë ju nxënës të dashur, mësues, prindër dhe gjyshër që sot shoqëroni nipër e mbesa në shkollë. Të dashur vogëlushë që sot nisni klasën e parë, që në fytyrë shfaqni buzëqeshje, por brenda jush keni shumë emocione dhe zemrat e vogla ju rrahin fort, kjo do të jetë një ditë që do ta mbani mend gjatë, ndoshta gjatë gjithë jetës suaj, prandaj ne të rriturit, mësuesit, drejtori i shkollës suaj, jemi kujdesur që kjo të jetë një ditë e bukur, e gëzueshme dhe ju të ruani kujtime të bukura prej saj.
Ju sot do të njihni shkollën tuaj, do të mësoni ku do të jetë klasa juaj, do të mësoni ku është palestra ku do të luani, oborri ku do të pushoni, laboratori inteligjent i shkollës ku do të mësoni të bëni gjëra të bukura, do të mësoni emrat e shokëve dhe shoqeve tuaj. Ne sot jemi së bashku dhe do të jemi së bashku kështu e çdo ditë të vitit shkollor.
Ashtu siç do të jemi edhe me shokët tuaj më të rritur në klasë të dytë, të tretë e me radhë. Që kanë më shumë libra dhe i kanë detyrat pak më të vështira se sa ju. Suksese të dashur nxënës të gjithë arsimit parauniversitar nga parashkollori deri në maturë. Ne do të punojmë çdo ditë këtë vit që ju të keni kushte sa më të mira ku mësoni, laboratore, smartlabe dhe projekte ku ju mund të mësoni e shkëlqeni siç është festivali i shkencës, siç janë olimpiadat, siç është konkursi i gjuhës, apo konkursi i zërave të bardhë nëpër kore. Dhe mos u mërzisni nëse mësuesja ju kërkon të fusni celularin në kuti para se të futeni në mësim. Mos e quani një urdhër – ndalim. Është shumë e rëndësishme që e gjithë vëmendja dhe fokusi juaj të jetë në mësim.
Suksesi dhe profesioni që do të keni nesër varet nga sa do të mësoni SOT! – veçanërisht ju maturantë të dashur që keni një vit plot sfida përpara dhe vetëm të mësuarit do të mund t’ju nxjerrë faqebardhë! Paçi një vit plot arritje në mësime dhe plot kreativitet gjatë programit pas shkolle, 408 shkolla do të jenë në këtë program për të krijuar edhe aktivitete të tjera, ku nxënësit mund të rrinë edhe pak më gjatë në shkollë, jo vetëm për të mësuar por edhe për t’u zbavitur. Suksese!/Dosja.al