Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi

14 Shtator 2026 | 11:11

Një telefonatë e rreme për një sulm terrorist dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm Policinë e Tiranës, Njësinë Antieksploziv dhe Njësinë Antiterror.

Sipas Policisë së Shtetit, specialistët e Njësisë Antiterror kanë arrestuar Mandi Jatagani, 47 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të datës 14 shtator 2026, kur 47-vjeçari dyshohet se ka telefonuar Policinë e Tiranës duke pretenduar se në një shkollë 9-vjeçare kishte lëndë të shkatërrimit në masë dhe rrezik terrorist.

Pas sinjalizimit, forcat e Policisë kanë kryer kontrollet dhe verifikimet e nevojshme në ambientet e shkollës. Nga kontrollet rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe nuk u gjetën lëndë të rrezikshme.

Sipas hetimeve, Jatagani dyshohet se e ka publikuar të njëjtin informacion të rremë edhe në rrjetet sociale, duke shtuar përhapjen e alarmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë...
10:57 | 14/09/2026

Dha alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, arrestohet autori

Një person është vënë në pranga këtë të hënë nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi mëngjesin e sotëm ai dha një...
10:43 | 14/09/2026

Viti i ri shkollor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Kujdesemi që ky rrugëtim i nxënësve të jetë i sigurt

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita këtë të hënë ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri...
10:27 | 14/09/2026