Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bojkoti i avokatëve bllokon gjyqet, shtyhet me dy javë seanca për “Partizanin”

Shkruar nga Newsbomb
Bojkoti i avokatëve bllokon gjyqet, shtyhet me dy javë seanca për
GJKKO

Është shtyrë me dy javë seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani”, e shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët i janë bashkuar bojkotit. E ky bojkot ka ardhur si pasojë e rregullores së re të vendosur nga GJKKO, e cila u ndalon avokatëve hyrjen në ambientet e gjykatës me telefona celularë.

Po ashtu gjatë ditës së sotme raportohet se janë duke u shtyrë edhe gjyqet e tjera të planifikuara.

Sa i përket dosjes “Partizani”, kujtojmë se Kreu i PD Sali Berisha, përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëdri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjme për pastrimin e parave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese