Demonstrata më 16 shtator në Kosovë, Ambasada amerikane: Shmangni zonat me grumbullime të mëdha
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dalë këtë të hënë me një njoftim lidhur me demonstratën që pritet të zhvillohet të mërkurën më datë 16 shtator ditën kur do të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ambasada amerikane ka kërkuar që personeli dhe amerikanët të shmangin zonat ku është paralajmëruar të zhvillohen demonstrata dhe të ketë kujdes nëse dikush gjendet pranë grumbullimeve të mëdha.
“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe pengesa të rënda në trafik. Këshillohet të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës apo shkollës nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë.
Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së pengesave në trafik. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore sipas nevojës.
Veprimet që duhen ndërmarrë: Shmangni zonat ku zhvillohen demonstratat. Tregohuni të kujdesshëm nëse gjendeni papritur pranë grumbullimeve të mëdha ose protestave. Kini kujdes ndaj mjedisit që ju rrethon”, thuhet në njoftim.
Zgjedhja e presidentit, Kurti: Jemi shumë afër marrëveshjes, zgjedhjet e reja do të ishin papërgjegjësi
Vazhdon seanca në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, palët japin sot përgjigjet përfundimtare
- 11:19 Zgjedhja e presidentit, Kurti: Jemi shumë afër marrëveshjes, zgjedhjet e reja do të ishin papërgjegjësi
- 11:11 Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi
- 11:04 Rinovimet në Pallatin e Buckinghamit, zbulohen sende që datojnë që nga vitet 1800 (FOTO)
- 10:57 Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin
- 10:46 Kallas për sulmin rus ndaj trenit pranë Polonisë: Qëllimi është të trembë vendet që mbështesin Ukrainën
- 10:43 Dha alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, arrestohet autori