AKTUALITET /

"Ngjalli panik", arrestimi i 47 vjeçarit që dha alarm fals për bombë, policia: Nuk kishte gjë të tillë në shkollë

Shkruar nga Versus
"Ngjalli panik", arrestimi i 47 vjeçarit që dha alarm fals
Foto ilustruese

Policia ka reaguar për alarmin e rremë për bombë në shkollën 'Emin Duraku' në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se ishte arrestuar 47 vjeçari Armand Jatagani pasi informacioni i dhënë prej tij ishte i rremë dhe nuk kishte lëndë të rrezikshme në shkollë. 

"Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, shtetasin M. J., 47 vjeç.

47-vjeçari dyshohet se, rreth orës 06:30 të datës 14.09.2026, ka telefonuar Policinë e Tiranës, duke pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë, në një shkollë 9-vjeçare.

Menjëherë pas telefonatës, në shkollën e sinjalizuar, shërbimet e Policisë, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror kanë kryer veprimet e nevojshme verifikuese, nga të cilat rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe se nuk kishte lëndë të tilla të rrezikshme.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi M. J. e ka publikuar këtë informacion të rremë edhe në rrjetet sociale"- thuhet në njoftim.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll