Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Protesta e radhës për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ambasada e ShBA-ve në Prishtinë sugjeron shmangien e zonës, pezullohet mësimi (DATA-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e radhës për lirimin e ish-krerëve të
Tubimi për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Pas dy ditësh, më 16 shtator pritet që të shpallet aktgjykimi për 54 ish-krerët e UÇK-së, ndërsa është njoftuar se do të mbahet protestë në mbështetje të katërshes. Plani i qytetarëve për të protestuar në Prishtinë mësohet se ka çuar në pezullimin e mësimit, ndërsa Ambasada e ShBA-ve ka sugjeruar që të shmangen lëvizjet në afërsi të demonstratave në mënyrë që të shmanget rreziku për qytetarët sidomos për fëmijët.

“Këshillohet të kufizoni udhëtimin në zonën e menjëhershme të banimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin për në vendin e punës dhe shkollat nëse rruga juaj kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të mos jeni në gjendje ta përfundoni udhëtimin në kohën e duhur.

Personelit të qeverisë amerikane i është këshilluar të shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator për shkak të mundësisë së ndërprerjeve të trafikut. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe shërbime të kufizuara konsullore do të ofrohen sipas nevojës” shkruhet në njoftimin e ndarë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi për shmangien e qarkullimit në Prishtinë, ku pritet të mbahet marshimi për mbështetje të Hashim Thaçit dhe 3 ish-krerëve të UÇK-së , vjen vetëm dy ditë pas marshimit të mbajtur në kryeqytetin e Kosovës me sloganin “Marshi për Liri”.

Ndërkohë që ditën e sotme në Hagë do të zhvillohet dita përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.

Njoftimi i Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë:

Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të mëdha në Kosovë. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut.

Këshillohet të kufizoni udhëtimin në zonën e menjëhershme të banimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin për në vendin e punës dhe shkollat ​​nëse rruga juaj kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të mos jeni në gjendje ta përfundoni udhëtimin në kohën e duhur.

Personelit të qeverisë amerikane i është këshilluar të shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator për shkak të mundësisë së ndërprerjeve të trafikut. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe shërbime të kufizuara konsullore do të ofrohen sipas nevojës.

Veprimet që duhen ndërmarrë :

Shmangni zonat e demonstratës.

Tregoni kujdes nëse ndodheni papritur në afërsi të tubimeve ose protestave të mëdha.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin përreth.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese