A mund të lirohet apo t'i zbutet masa e sigurisë dikujt që nuk pranon të gjykohet?
Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret ng...
Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret ng...

Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret nga vendimi i Gjykatës së Lartë nesër për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj tij rëndojnë 13 akuza të rënda penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim", (9 herë), "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë", "Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë", "Shpërdorim detyre", "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë", "Fshehja e të ardhurave", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", etj., parashikuar nga nenet 260-25, 287/2, 324/a/2, 257/a/2, 248, 180/1, 245, 301, 305/b të Kodit Penal.
Këtu kemi renditur akuzat dhe veprat penale të kryera nga Erion Veliaj. Nuk do t'i hyjmë fare debatit nëse është arrestuar me të drejtë apo pa të drejtë, sepse janë të gjitha vendimet e të gjitha niveleve të gjykatave që e lënë në arrest. Nuk do t'i hyjmë fare diskutimit a ka thënë Gjykata Kushtetuese të lirohet apo të mos lirohet, sepse përgjigjja është shumë e thjeshtë: po të ishte ashtu do të lirohej, Gjykata Kushtetuese do t'i thoshte "lirojeni".
Ajo që duhet theksuar është fakti se: prej korrikut të vitit 2024, dosja e Erion Veliajt me gjithë veprat e sipërpërmendura, me 60 mijë faqe dokumente, fakte dhe prova është çuar në gjykatë. Prej 14 muajsh, Erion Veliaj nuk pranon të gjykohet. Thelbi i përgjigjes që pritet nga Gjykata e Lartë është: A duhet të dalë nga paraburgimi dikush që prej muajsh nuk shkon të gjykohet? Pra, refuzon gjykimin. Nuk paraqitet në gjykatë, por përdor instrumentet e shtyrjes, jurisprudenca e Strasburgut është e qartë në parim: vonesat që i atribuohen vetë të pandehurit dhe mbrojtjes së tij nuk i ngarkohen shtetit. Kush e prodhon vetë zvarritjen, nuk mund ta paraqesë pastaj kohëzgjatjen si provë persekutimi..
Erion Veliaj prej 14 muajsh nuk shkon në gjyq, nuk pranon të gjykohet. Si mund ta lirojë Gjykata e Lartë kur ai nuk gjykohet në arrest? Çfarë ndodh me këtë individ me një masë tjetër sigurie më të butë?
Erion Veliaj jo vetëm nuk pranon të gjykohet, por do të kthehet dhe në detyrë si kryetar bashkie. Nuk kërkon për shembull, një masë tjetër sigurie si detyrim paraqitje apo arrest shtëpie duke dhënë dorëheqjen.
Jo, kërkon të dalë nga burgu e të kthehet në detyrë. Pse? E ka braktisur fare dhe familjen, dhe qytetarin, dhe individin?! Do të kthehet në detyrë thjesht dhe vetëm që të mos ketë proces gjyqësor, që të prishen provat, siç u kapën duke i prishur Klotilda Bushka me shokë.
Një njeri që prej 14 muajsh është në paraburgim dhe nuk shkon të gjykohet, a mund të gjykohet dhe të kemi drejtësi kur ai është në detyrë si kryetar bashkie me gjithë bëmat dhe gjëmat e tij? Kujtojmë këtu sulmet ndaj prokurorëve, sulmet ndaj gjyqtarëve, prishjen e provave. Çfarë do t'u ndodhte dëshmitarëve në qoftë se Erion Veliaj do të ishte në detyrë? Ky është thelbi i përgjigjes që duhet të japë Gjykata e Lartë./CNA
Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Këtë të hënë ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkoll...
Mëngjesi i sotëm në Tiranë ka qenë me një trafik të rëndua...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministr...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) d...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbet...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...
Këtë të diel po zhvillohet protesta qytetare kundër qeveri...
Avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim...
Gazetari Basir Çollaku, në një postim në rrjetet sociale ë...
Në njëzet shkolla në Shqipëri, kamerat nuk regjistrojnë më...
Në prag të festës së Lartësimit të Kryqit, Kryepeshkopi Jo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me ...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Pas Fish City në Labinot-Fushë të Elbasanit, hartës së Shq...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
Shqiptari i njohur, Alket Rizai, i cili vuan prej vitesh n...
Një plagosje është regjistruar në fshatin Suk të Roskoveci...
Një incident me të shtëna është shënuar jashtë një lokali ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë , njihet për...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë, i ka kërkua...
Komisioni Europian pritet ta ashpërsojë më tej politikën e...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...