LIVE UPDATES
Politike

Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës së Ramës në Miçigan/ PD: Po kërcënohen familjarët e tyre në Shqipëri, stop terrorit psikologjik

PD e konsideron kryeministrin si një argat të Vuçiçit dhe njeriun që me regjimin e tij përzuri shqiptarët nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues tjetër në histori.

14 Shtator 2026, 11:16 Nga E.d
Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës
Foto ilustruse

TIRANA- Partia Demokratike ka deklaruar se familjarët e emigratëve shqiptarë të cilët kanë njoftuar një protestë kundër vizitës së kryeministri Rama në Miçigan, po kërcënohen në Shqipëri. Përmes një deklarate zyrtare, PD shprehet se me këtë fushatë kryeministri Rama i kërkon atyre të heshtin e të mos protestojnë. 

PD e konsideron kryeministrin si një argat të Vuçiçit dhe njeriun që me regjimin e tij përzuri shqiptarët nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues tjetër në histori. Partia Demokratike dënon terrorin psikologjik ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Të dashur miq, njoftime publike të bashkatdhetarëve antikomunistë nga Miçigani denoncojnë se organizatorët e takimit të Ramaduros në Miçigan kanë ndërmarrë këto ditë një fushatë terrori psikologjik dhe kërcënimesh konkrete ndaj kundërshtarëve antikomunistë dhe patriotë të Edi Ramës dhe narkodiktaturës së tij në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Me këtë fushatë terrori kërkojnë t’i detyrojnë ata të heshtin e të mos protestojnë kundër armikut të egër të kombit shqiptar, njeriut që me regjimin e tij përzuri shqiptarët nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues tjetër në histori, njeriut që ndërtoi në vendin tonë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, hajdutit që ka vjedhur shqiptarët më shumë se çdo regjim tjetër dhe është bërë mburojë e vjedhjeve të tij dhe familjarëve dhe ministrave të tij, njeriut që prej mbi tre muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij. Edi Rama, si argat i Vuçiçit, është faktuar përfundimisht armik i egër, sa dhe vetë patroni i tij i popullit të Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe terrorin psikologjik ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri. Në këtë kuadër, ajo deklaron se për Partinë Demokratike dhe mbarë shqiptarët takimi me Edi Ramën është takimi me Esat Toptanin e dytë të kombit shqiptar./Dosja.al

pd proteste shba

Sondazh

Poll

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor