Kishin humbur rrugën në Dajt, policia ndihmon 2 turistët gjermanë: Ishin në një terren të vështirë
Policia e Tiranës ka ndërhyrë mbrëmjen e së dielës për të ndihmuar dy turistë gjermanë të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Dajtit. Policia bën me dije se ndërhyrja u krye rreth orës 20:15 në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës.
2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë ku më pas iu dha ndihma e nevojshme. Ata u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën dhe fatmirësisht ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
“Tiranë/Policia iu shkon në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur rrugën në mbrëmje, në zonën pas malit të Dajtit.
Rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta.
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata falënderuan Policinë e Tiranës, për reagimin e menjëhershëm dhe asistencën e ofruar. Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton që për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.
Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi
Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin
Dha alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, arrestohet autori
- 11:20 Demonstrata më 16 shtator në Kosovë, Ambasada amerikane: Shmangni zonat me grumbullime të mëdha
- 11:19 Zgjedhja e presidentit, Kurti: Jemi shumë afër marrëveshjes, zgjedhjet e reja do të ishin papërgjegjësi
- 11:11 Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi
- 11:04 Rinovimet në Pallatin e Buckinghamit, zbulohen sende që datojnë që nga vitet 1800 (FOTO)
- 10:57 Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin
- 10:46 Kallas për sulmin rus ndaj trenit pranë Polonisë: Qëllimi është të trembë vendet që mbështesin Ukrainën