Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy turistët gjerman humbin rrugën pas malit të Dajtit, policia iu vjen në ndihmë dhe i shpëton (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Dy turistët gjerman humbin rrugën pas malit të Dajtit, policia iu
Momenti kur gjenden

Policia e Tiranës iu ka ardhur në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur rrugën në mbrëmje, në zonën pas malit të Dajtit.

Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit se dy shtetasin e huaj kishin humbur rrugën në terrenin malor në afërsi të Qafë Mollës,  ka nisur punën për lokalizimin e tyre.

Pas gjetjes, policia bën me dije se turistët janë gjetur dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Policia iu shkon në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur rrugën në mbrëmje, në zonën pas malit të Dajtit.

Rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata falënderuan Policinë e Tiranës, për reagimin e menjëhershëm dhe asistencën e ofruar.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton që për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese