Bllokuan bulevardet dhe akset kryesore gjatë protestës së djeshme në Tiranë, procedohen 20 persona

14 Shtator 2026 | 11:34

Janë proceduar këtë të hënë nga policia 20 pjesëmarrës, të cilët gjatë protestës së ditës së djeshme në Tiranë kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në akset kryesore dhe qytetarëve.

Sipas raportimeve të policisë, 20 pjesëmarrësit akuzohen për bllokimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, si dhe për prishjen e qetësisë publike.

Të dielën, protesta hyri në ditën e 106-të, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshimin e kabinetit qeveritar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike, procedohen penalisht 20 pjesëmarrës në një tubim të zhvilluar më datë 13.09.2026.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:

Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.

Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin humbur rrugën në Dajt, policia ndihmon 2 turistët gjermanë: Ishin në një terren të vështirë

Policia e Tiranës ka ndërhyrë mbrëmjen e së dielës për të ndihmuar dy turistë gjermanë të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Dajtit. Policia...
11:30 | 14/09/2026

Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi

Një telefonatë e rreme për një sulm terrorist dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm Policinë e...
11:11 | 14/09/2026

Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë...
10:57 | 14/09/2026