E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bllokuan akset kryesore të Tiranës gjatë protestës, procedohen penalisht 20 persona

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 20 persona, të cilët gjatë protestës së djeshme bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike.

Policia njofton se këta shtetas dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.