E hënë, 14 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kishin humbur rrugën në malin e Dajtit, policia e Tiranës u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

Ilustrim · Vizion Plus

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën në një zonë malore pranë Qafë Mollës, janë lokalizuar dhe shoqëruar në një zonë të sigurt nga Policia e Tiranës.

Ngjarja u raportua rreth orës 20:15 të 13 shtatorit, kur policia u njoftua se dy turistët kishin humbur rrugën dhe ndodheshin në një terren të vështirë, në zonën pas malit të Dajtit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën kërkimet për lokalizimin e tyre dhe organizuan ndërhyrjen për t’i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur.

Pas kërkimeve, turistët u gjetën në terren të vështirë. Policia u dha ndihmën e nevojshme dhe i shoqëroi në një zonë të sigurt.

Të dy turistët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.