Protesta e 13 shtatorit, procedohen 20 persona për bllokim rrugësh dhe prishje të qetësisë

14 Shtator 2026, 11:53Kronika TEMA
Protesta e 13 shtatorit, procedohen 20 persona për bllokim rrugësh dhe

Policia ka proceduar penalisht 20 pjesëmarrës në protestën, e cila u mbajt më 13 shtator në kryeqytet. Sipas policisë, këta persona bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike.

Këta protestues thekson Policia kanë bllokuar konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”,  sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lini një Përgjigje