• Kontakt
Monday, September 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Jemi kaq afër”: Kurti bën thirrje për bashkëpunimin në zgjedhjen e presidentit të ri

11:53 : 14/09/2026
në RAJONI

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politikë për bashkëpunim në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se do të ishte “e pafalshme” që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme sërish për shkak të kësaj çështjeje.

Kuvendi i Kosovës e rizgjodhi Kurtin kryeministër për herë të katërt të dielën, por dështimi për ta zgjedhur presidentin e ri do ta çonte vendin ne zgjedhje për herë të katërt në dy vjetët e fundit.

“Jemi kaq afër zgjedhjes së presidentit, saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë. Andaj… u bëj thirrje liderëve politikë dhe deputetëve ta zgjedhimin çështjen e presidentit dhe të ecim përpara”, tha Kurti në mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeveritar të hënën.

Në fund të gushtit, Kurti arriti marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, e cila ka 18 deputetë, për ta mbështetur Bekim Sejdiun për president të ri të Kosovës.

Lexo edhe:

Kurti fton PDK-në të propozojë nënkryetarin e Kuvendit: Të mos humbim kohë me procedura

“Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve”/ Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

Megjithatë, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta përfillin vendimin e liderit të partisë së tyre, Lumir Abdixhiku.

Kurti tha sfida me të cilën duhen të përballen është qëndrimi gjashtë deputetëve të LDK-së, “të cilët nuk duan ta zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim pas një procesi bisedimesh jo te lehtë të autorizuara nga kryesitë e partive tona”.

Dy partitë e tjera opozitare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca e kanë bërë të qartë se nuk kanë votë për Sejdiun.

Për zgjedhjen e tij president kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit, i cili ka gjithsej 120 vende.

Nuk është e qartë se kur do të mblidhet Kuvendi për të votuar për presidentin e ri.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri, atëherë vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

Thirrja e Kurtit për bashkëpunim vjen në ditën e njëjtë kur PDK-ja i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë punën e Kuvendit të ri, derisa ajo të shqyrtojë nëse konstituimi i tij u bë në përputhje me Kushtetutën.

Kuvendi u konstituua të dielën pa zgjedhjen e nënkryetarit të dytë, i cili i takon PDK-së, pasi kjo e fundit nuk mori pjesë në seancë duke e akuzuar pushtetin për shkelje të procesit.

Duke folur për media pas dorëzimit të ankesës të hënën deputeti Arian Tahiri tha se “është e rëndësishme që të vendoset masë e përkohshme fillimisht, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata ma të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Pezullimi i punës së Kuvendit do të nënkuptonte se ai nuk mund të votojë për presidentin e ri gjatë periudhës së pezullimit.

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në zemër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të reja parlamentare në qershor./ REL

Etiketa: albin kurtikosovepresident

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Kurti fton PDK-në të propozojë nënkryetarin e Kuvendit: Të mos humbim kohë me procedura

21:52 : 13/09/2026
Lajmet e Dites

“Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve”/ Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

19:00 : 13/09/2026
AKTUALITET

Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Kurti merr mandatin si kryeministër! Prezantohet kabineti i ri

15:48 : 13/09/2026
RAJONI

Kurti nis shpalosjen e programit dhe kabinetit të propozuar të Qeverisë së re

15:12 : 13/09/2026
RAJONI

Çmimet lart, pazaret poshtë/ Dy anët e tregut të banesave

13:59 : 13/09/2026
RAJONI

Kosovë/ Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për kryeministër

13:28 : 13/09/2026

TË GJITHA

“Jemi kaq afër”: Kurti bën thirrje për bashkëpunimin në zgjedhjen e presidentit të ri

11:53 : 14/09/2026

Protesta e 106-të në Tiranë/ Policia vë nën hetim 20 protestues: Prishën qetësinë publike

11:42 : 14/09/2026

“Partizani”/ Malltezi kallëzon Ballën në SPAK: Ka bërë të paktën 12 deklarime të pavërteta

11:40 : 14/09/2026

Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës së Ramës në Miçigan, PD: Po kërcënohen familjarët e tyre në Shqipëri

11:24 : 14/09/2026

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën

11:13 : 14/09/2026

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Të hetohen partneritetet, kontratat dhe lidhjet me sigurinë kombëtare

11:06 : 14/09/2026

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni/ EMRI

11:03 : 14/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com