Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i RËNDË në Bradashesh, “Audi” ngre në ajër biçikletën, çiklisti VDES rrugës për te Spitali i Traumës (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i RËNDË në Bradashesh, “Audi” ngre në
Ambulanca në vendngjarje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh. Bëhet me dije se viktima e ngjarjes është një i moshuar, i identifikuar si Xhemal Çela rreth moshës 70 vjeç.

Burime nga grupi hetimor paraprakisht bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur kur automjeti tip “Audi” me targë AA 089 DJ, i drejtuar nga shtetasi 18-vjeçar me iniciale A.G., ka përplasur të moshuarin që lëvizte me biçiikletë. Për rrjedhojë ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë për në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Mjekët e Elbasanit e kanë nisur drejt Tiranës për të marrë një shërbim më të specializuar në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht raportohet se i moshuar ka ndërruar jetë rrugës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në Komisariat dhe autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

"Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit" njoftoi sot Policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese