Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin! Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 69-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh.
Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën 69-vjeçari Xhemal Çela, i cili po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga një automjet tip “Audi”, me targa AA 089 DJ, i drejtuar nga shtetasi A.G. 18 vjeç.
Pas përplasjes fatale, mësohet se i moshuari është transportuar në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar drejt Traumës, ku nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Bllokuan bulevardet dhe akset kryesore gjatë protestës së djeshme në Tiranë, procedohen 20 persona
Kishin humbur rrugën në Dajt, policia ndihmon 2 turistët gjermanë: Ishin në një terren të vështirë
Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi
- 12:30 Macron vizitë zyrtare në Spanjë, takime me Mbretin Felipe dhe Sanchez për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
- 12:26 Kina: Nuk i kemi dhënë Iranit imazhe satelitore para sulmit vdekjeprurës në bazën amerikane në Jordani
- 11:59 Fyeu liderin suprem të Iranit, mesazhi prekës i blogeres pasi mësoi se u dënua me vdekje: Thashë atë që besoja
- 11:57 Riktivizohet vullkani Etna, aeroporti i Katanias ndalon fluturimet
- 11:46 U plagosën në Iran, dalin pamjet e shpëtimit të dy oficerëve amerikanë të Forcave Ajrore (VIDEO)
- 11:34 Bllokuan bulevardet dhe akset kryesore gjatë protestës së djeshme në Tiranë, procedohen 20 persona