Lajmi i fundit

LIVE - Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencë me median për vizitën në SHBA

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur! Ja tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

12:15, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha po mban sot një konferencë lidhur me vizitën e tij një javore , (4 – 12 shtator 2026) në SHBA, ku së bashku me kryetarin e PR morëm pjesë në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit. Gjithashtu gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha u takua dhe me diasporën shqiptare atje.

Kreu i PD-së Berisha renditi dhe 3 ngjashmëritë që ky udhëtim kishte me udhëtimin e 35 viteve më parë.

Deklarata për median

 Pas kthimit nga SHBA, ku së bashku me kryetarin e PR morëm pjesë në delegacionin e IDU si anëtarë delegacioni në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit, dhe sekretarin për marrëdhënien ndërkombëtare, sekretarin organizativ, nënkryetarin e partisë dhe kryetaren e LDG, morëm pjesë në konventën më të bukur të organizuar në SHBA.

Dhe kur them në SHBA, kjo vetëkuptohet edhe në planetin tonë, pasi askush nuk e ka më të madhe fantazinë dhe magjinë elektorale dhe organizative të të konventave sa e kanë dy partitë e mëdha, dhe tani konkretisht partia në pushtet e SHBA, Partia Republikane.

Sa për hyrje, në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg dhe po të doni thoni edhe vite drite larg udhëtimit tim të parë, i kishte 3 ngjashmëri me të.

Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. Kjo është e vërteta.

Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim, unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Së treti, në atë udhëtim ku unë me mikun tim të ndjerë Gramoz Pashko shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, thashethemi dhe i tëri establishmenti u tërbuan kundër nesh.
Ata lëshuan ndaj meje dhe Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës, etj, etj, por kësaj radhe nuk ishin më të pakëta.
E vërteta është që në Makondën e Kolonel Buendias, kësaj radhe, të themi të vërtetën, për shkak të shumësisë së medieve ishin edhe më të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco