web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha tregon detaje nga vizita në SHBA

14 Shtator 2026, 12:23, Politikë CNA

Berisha tregon detaje nga vizita në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ka treguar detaje nga vizita e tij në SHBA dhe pjesëmarrja në Konventë.

Berisha tha se në vizitën e kryer në SHBA, qëllimi kryesor ishte paraqitja e pikëpamjeve të opozitës përpara përfaqësuesve të lartë amerikanë.

Më tej, në konferencën e tij, Berisha u shpreh se në vizitën e bërë nuk ka pasur asgjë personale, por çdo gjë ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë në këtë vend.

 

 

“Në takimet që pata, takime me diasporën shqiptare, kudo që shkuam. Së pari, në vizitën tonë ne kishim qëllim të qartë, të paraqisnim pikëpamjet e opozitës përpara përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë. Garantoj shqiptarët se në takimet tona nuk ka pasur asgjë personale, gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë në këtë vend, të përfaqësohet nga njerëzit që voton. Epiqendër të të gjitha bisedimeve tona, takimeve me zyrtarë të lartë kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasoja shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues në Shqipëri”, tha Berisha.





Lajmet e fundit nga