Milani barazoi 2 me 2 ndaj Lacios në javën e fundit të Seria A. Pjesa e parë i pa kuqezinjtë në disavantazh të dy golave, ndërsa më pas ishte dopieta e Morieras që solli 1 pikë në transfertë.
Tensioni nuk mungoi në dhomën e zhveshjes për ekipin e Amorim. Aty ku duket se erdhi edhe një ktheesë.
Kështu pakënaqësivve të Amorim iu bashkuan edhe Gila me Musah. Deklaratat e tregonin qartë.
“Mendoj se ishim katastrofikë në pjesën e parë, sinqerisht. Nuk ishim Milani që duam dhe ishte një ndeshje shumë e ndryshme nga pjesa e dytë, ku e kuptuam se kush jemi, ku luajmë dhe sigurisht që bëmë shumë më tepër sesa në pjesën e parë.
Mendoj se, pas punës që bëmë në pjesën e dytë, meritonim diçka më shumë. Pjesa e dytë ishte shumë pozitive, por duhet të punojmë për t’u siguruar që situata e pjesës së parë të mos përsëritet, dhe duhet të ruajmë ndjenjat pozitive nga pjesa e dytë”, u shpreh Gila.
Më pas dha mendimin e tij edhe Musah. “Humbëm dy pikë. Kjo ishte atmosfera. Duke ditur se si e kontrollonim ndeshjen, pyetëm veten pse nuk bëmë të njëjtën gjë në pjesën e parë. Ne shkojmë në shtëpi pasi kemi humbur dy pikë”, shprehej Musa.
Aktualisht Milani mban vendin e pestë. Lacio në krye regjistron 2 pikë më pak.


