
Kryedemokrati Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ku foli lidhur me vizitën e tij në SHBA pas disa vitesh “non-grata”. Berisha tha se takimet që kishin zhvilluar ishin vetëm rreth problemeve të shqiptarëve.
Ai tha se kishte kërkuar ndihmën e administratës amerikane për të rrëzuar atë që e konsideroi ‘diktaturë’. Më tej Berisha tha se asnjë pushtues nuk i kishte bërë vendit atë që sipas tij ia ka bërë Rama me shpopullimin masiv.
“Garantojmë shqiptarët se në takimet tona nuk ka patur asgjë personale. Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend. që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësi dhe dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë zëvendësuar nga shteti i mafias.
Në epiqendrën e bisedimeve tona, takimet e veçante me kongresmenë, senator, zyrtarë të lartë kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri, shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve.
Kurrë nuk ka arritur një pushtues që në 10 vite të pakësojë me 40% materien kombëtare. Nuk ka arritur kurrë një pushtues të zbresë kaq shumë lindshmërinë siç e ka arritur Edi Rama me narkoshtetin dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria”- tha Berisha mes të tjerash. Versus.al

