Berisha pas kthimit nga SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur, 3 ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

14 Shtator 2026 | 12:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat teksa ka folur lidhur me vizitën e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha gjatë fjalës së tij e ka cilësuar Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit si konventën më të bukur të organizuar në SHBA.

Lidhur me ngjashmëritë e udhëtimit të tij para 35 vitesh me atë të këtij muaji, ai theksoi se shkoi si kryetar i partisë më të madhe opozitare. Si[as tij në të dy udhëtimet ai kërkoi mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës për përmbysjen e qeverisë.

“Pas kthimit nga SHBA, ku së bashku me kryetarin e PR morëm pjesë në delegacionin e IDU si anëtarë delegacioni në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit, dhe sekretarin për marrëdhënien ndërkombëtare, sekretarin organizativ, nënkryetarin e partisë dhe kryetaren e LDG, morëm pjesë në konventën më të bukur të organizuar në SHBA.

Dhe kur them në SHBA, kjo vetëkuptohet edhe në planetin tonë, pasi askush nuk e ka më të madhe fantazinë dhe magjinë elektorale dhe organizative të të konventave sa e kanë dy partitë e mëdha, dhe tani konkretisht partia në pushtet e SHBA, Partia Republikane.

Sa për hyrje, në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg dhe po të doni thoni edhe vite drite larg udhëtimit tim të parë, i kishte 3 ngjashmëri me të.

Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. Kjo është e vërteta.

Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim, unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Së treti, në atë udhëtim ku unë me mikun tim të ndjerë Gramoz Pashko shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, thashethemi dhe i tëri establishmenti u tërbuan kundër nesh.

Ata lëshuan ndaj meje dhe Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës, etj, etj, por kësaj radhe nuk ishin më të pakëta.

E vërteta është që në Makondën e Kolonel Buendias, kësaj radhe, të themi të vërtetën, për shkak të shumësisë së medieve ishin edhe më të shumta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin! Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 69-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh. Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën...
12:03 | 14/09/2026

Bllokuan bulevardet dhe akset kryesore gjatë protestës së djeshme në Tiranë, procedohen 20 persona

Janë proceduar këtë të hënë nga policia 20 pjesëmarrës, të cilët gjatë protestës së ditës së djeshme në Tiranë kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në...
11:34 | 14/09/2026

Kishin humbur rrugën në Dajt, policia ndihmon 2 turistët gjermanë: Ishin në një terren të vështirë

Policia e Tiranës ka ndërhyrë mbrëmjen e së dielës për të ndihmuar dy turistë gjermanë të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Dajtit. Policia...
11:30 | 14/09/2026