Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha u prit me këngë e valle në Rinas pas vizitës në SHBA, ironia e Mustafa Nanos: Arsyeja pse shqiptarët nuk votojnë PD-në

Shkruar nga Newsbomb
Berisha u prit me këngë e valle në Rinas pas vizitës në
Ilustrim: Nano dhe pritja e Berishës në Rinas

Gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka ironizuar pritjen me këngë dhe valle që simpatizantët i bënë kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit u kthye nga vizita tetëditore në SHBA.

Në një postim në Facebook, Nano shkruan se pritja që iu bë Berishës me këngë e valle është përgjigjja e pyetjes: “Pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në?”.

“Pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në? – pyesin ca e ca edhe në vitin 2026. Mjaft të shohin pritjen me valle e këngë që iu bë në Rinas Berishës së kthyer ‘duarplot’ nga Amerika dhe nuk është nevoja të pyesin herë tjetër. Çfarë shoqërie fisnore!”, shkruan Nano.

Kujtojmë që kryedemokrati Sali Berisha ishte në një vizitë tetëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi disa takime me diasporën shqiptare dhe mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane të presidentit Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese