E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës

14 Shtator 2026 | 13:01

Një tjetër tentativë për të futur kokainë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit është goditur nga Policia. Brenda një muaji, autoritetet kanë zbuluar tre raste të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike përmes portit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”, Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 2 milionë eurosh.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, gjatë hetimeve për një rast të dyshuar trafikimi të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, droga u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili, bazuar në dokumentacionin shoqërues, deklarohej se transportonte mish pule.

Kontrolli zbuloi 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Sasia totale e sekuestruar ishte 41.35 kilogramë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirë origjinën dhe destinacionin e drogës, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha pas kthimit nga SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur, 3 ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat teksa ka folur lidhur me vizitën e tij disa ditore...
12:43 | 14/09/2026

Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin! Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 69-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh. Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën...
12:03 | 14/09/2026

Bllokuan bulevardet dhe akset kryesore gjatë protestës së djeshme në Tiranë, procedohen 20 persona

Janë proceduar këtë të hënë nga policia 20 pjesëmarrës, të cilët gjatë protestës së ditës së djeshme në Tiranë kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në...
11:34 | 14/09/2026