
Policia ka sekuestruar 41 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit pas kontrollit në një kontejner me mish pule të ardhur nga Brazili.
Lënda narkotike ishte fshehur në kapakët e jashtëm të kontejnerit dhe ishte paketuar në disa mbështjellëse me ngjyra të ndryshme.
Sipas policisë, vlera e drogës nëse do të hidhej në treg, raportohet t'i kalonte 2 milionë euro. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e destinacionit të drogës si dhe porositësve të lëndës narkotike. Prej vitesh në Portin e Durrësit nuk ishte kapur asnjë ngarkesë me kokainë pavarësisht akuzave dhe pretendimeve nga ana e opozitës. Versus.al

