Zyrtarët indianë kapen “mat” duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO)
Dy zyrtarë të lartë të qeverisë indiane që morën pjesë në Samitin e 18-të të BRICS, të mbajtur në New Delhi, janë bërë objekt diskutimi në internet. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i vendit, Ajit Doval dhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme indiane, Randhir Jaiswal, u “kapën” duke ngrënë arra ndërsa krerët e shteteve të koalicionit ndërkombëtar politik dhe ekonomik po flisnin.
Konkretisht, në videot që u publikuan, Doval shihet duke përtypur ndërsa presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian po flasin.
Pamjet nuk kaluan pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët reaguan me komente. Disa bënë shaka rreth vështirësisë së rezistimit ndaj të ngrënit edhe në një rast kaq formal, ndërsa të tjerë i ngacmuan politikanët indianë, duke u thënë të kujdeseshin për peshën e tyre.
SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së
Macron vizitë zyrtare në Spanjë, takime me Mbretin Felipe dhe Sanchez për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
Kina: Nuk i kemi dhënë Iranit imazhe satelitore para sulmit vdekjeprurës në bazën amerikane në Jordani
- 13:01 E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
- 12:59 SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së
- 12:45 Rrëfimi i trajnerit Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve
- 12:43 Berisha pas kthimit nga SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur, 3 ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve
- 12:30 Macron vizitë zyrtare në Spanjë, takime me Mbretin Felipe dhe Sanchez për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
- 12:26 Kina: Nuk i kemi dhënë Iranit imazhe satelitore para sulmit vdekjeprurës në bazën amerikane në Jordani