Sociale

“E ëma e qëlloi me gur për ta vrarë”, Pastor Vilajeti rrëfen historinë e fëmijës që shpëtoi!

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Pastor Paulin Vilajeti ka hapur zemrën për vështirësitë dhe të bukurat që ka kaluar në jetë. Përballë Erjona Rusit, pastori rrëfeu dy histori të veçanta nga shtëpia e fëmijës që ka themeluar, dy histori që prekën zemrat e publikut.

“Fëmija i parë që morëm ishte një djalë që mamaja e kishte çuar në breg të lumit në Berat dhe e kishte qëlluar me gurë për ta vrarë dhe e dinte të vdekur fëmijën.

Ne e shpëtuam, sepse e kishte dëgjuar policia duke qarë dhe ne e strehuam. Ai sot është i martuar. Është një ndër njerëzit më të njohur në Tiranë. Rasti tjetër ishte për një foshnjë në maternitetin e Beratit. Ne e morëm dhe kur mbushi 17 vjeç, i thashë nëse donte të takonte mamanë.

U interesova, e gjeta dhe kur e telefonova më tha që s’kam vajzë. I thashë që kishte, por me tha se kishte vdekur në lindje. Halla e vetë i kishte thënë në lindje që i kishte vdekur fëmija”, tha ai.

Me këto dy histori, Pastor Paulin Vilajeti preku jo vetëm studion, por tregoi edhe anën e tij humane dhe të mirat që ka bërë në shoqëri.