Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E fshehur në kontejnerin e mishit të pulës nga Brazili, kapet kokainë me vlerë 2 milionë euro në Portin e Durrësit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E fshehur në kontejnerin e mishit të pulës nga Brazili, kapet
Kokaina e gjetur

Një sasi e madhe kokaine është kapur nga policia në Portin e Durrësit, këtë të hënë. Policia bën me dije se pas një kontrolli të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili transportonte mish pule, janë gjetur 37 pako me kokainë.

Lënda narkotike e cila ishte e fshehur në kapakët e kontejneri, kishte si peshë totale 41 kg e 350 gramë. Ndërsa vlera e saj në treg, arrin mbi 2 milionë euro.

Po ashtu policia thekson se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë.

Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese