E hënë, 14 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

42 kg kokainë në mish pule! Kontenieri i porositur nga kompania “AMG”

Ilustrim · Vizion Plus

Një tjetër rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë është goditur në Portin e Durrësit. Në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”, Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në treg rreth 2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Sasia totale e sekuestruar ishte 41.350 gramë, ndërsa vlera e saj në treg përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Ky është rasti i tretë i tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit brenda një muaji. Strukturat e Policisë vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin final të kokainës, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në trafik.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.