
Fier- Policia ka arrestuar 52 vjeçarin B.B në Roskovec pasi dyshohet se gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Suk ka goditur me drapër në këmbë ish-vjehrrin e tij, E.G, 67 vjeç.
Autori kishte shkuar në banesën e të moshuarit rreth orës 22:30 ndërkohë që kishte shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të moshuarit të plagosur.
I dyshuari u arrestua rreth 30 minuta pas ngjarjes, pranë banesës së tij në fshatin Mbërsh, Roskovec. Sipas informacioneve, rezulton se autori është i afërm i deputetes së PS, Zegjine Çaushi, konkretisht daja i saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al

