web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pagat e magjistratëve/ Rama: Historia e botës s’e ka parë që t'i marrin vetë nga thesari

14 Shtator 2026, 13:19, Aktualitet CNA

Pagat e magjistratëve/ Rama: Historia e botës s’e ka parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me debatin për pagat e magjistratëve.

Me anë të një postimi në platformën "X", Rama shkruan se nuk e ka parë historia që gjykatësit të thonë se do t’i marrin vetë paratë nga thesari i shtetit.

Rama shkruan se sikur të çoheshin e të merrnin rrogën që donin pas gjyqtarëve edhe doganierët, tatimorët apo policët, ç'do të mbetej për mësuesit apo mjekët.

 

 

Reagimi i Ramës

 

Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!

Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?

Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.





Lajmet e fundit nga