Një rast i rëndë dhe shqetësues është regjistruar së fundmi pasi gazetari i News24 , Osman Stafa është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale. Vetë gazetari ka depozituar në polici një denoncim për një kërcënim të bërë ndaj tij në rrjetin social Facebook ku i është shkruar: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.
Për rastin skandaloz ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë duke e konsideruar një kërcënim të tillë si sulm të rëndë ndaj lirisë së gazetarit, medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
Dyshohet se kërcënimi lidhet me një video të postuar gjatë raportimit të shoqërimit të protestuesve gjatë ditës së sotme. Versus.al

