web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbën rrugën gjatë eksplorimit/ 2 turistët gjermanë gjenden në Dajt

14 Shtator 2026, 13:29, Kronika CNA

Humbën rrugën gjatë eksplorimit/ 2 turistët gjermanë

U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën në zonën pas malit të Dajtit.

Burime policore theksojnë se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15.

Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë-Mollës.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre në terren të sigurt për ta.

Dy turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore./CNA





Lajmet e fundit nga