E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kërkohen të zhdukurit në Indonezi, anija me 243 persona u përmbys, 108 pasagjerë u shpëtuan

Ilustrim · Vizion Plus

Qindra efektivë të rojës bregdetare, marinës dhe ekipeve të tjera të shpëtimit janë angazhuar në një operacion masiv në det, pas përmbysjes së një anijeje pasagjerësh.

Anija “Virgo Transport 8”, me 243 persona në bord, humbi kontaktin herët të dielën, teksa udhëtonte nga Surabaya drejt Banjarmasin. Shkak dyshohet të ketë qenë moti i keq.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 108 persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë konfirmuar të vdekur.

129 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur dhe kërkimet po zhvillohen në një zonë të gjerë detare.

Të mbijetuarit janë dërguar në një strukturë mjekësore për të marrë ndihmën e nevojshme. Njëri prej tyre rrëfeu momentet e frikshme kur anija filloi të anohej.

“Anija filloi të anohej shumë dhe vetëm pak minuta më vonë u përmbys. Mora një jelek shpëtimi dhe u kapa pas saj, derisa arrita të ngjitem në pjesën e përmbysur”, tha një i mbijetuar.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë qindra persona, mes tyre edhe ekuipazhe të marinës dhe rojës bregdetare, ndërsa dy rimorkiatorë kanë ndihmuar në shpëtimin e të mbijetuarve.

Aksidenti i fundit rikthen vëmendjen te siguria e transportit detar në Indonezi, ku tragetet janë një mjet i rëndësishëm udhëtimi mes ishujve.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.