Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I MODERUAR” për në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim), qarku Lezhë (Jug-Perëndim), qarku Durrës (Veri-Perëndim) dhe qarku Vlorë (Jug-Perëndim). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite nuk priten reshje, kurse nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë do ketë reshje lokalisht të dobëta.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 20 / 30°C, në vendet e ulëta: 17 / 31°C dhe në vendet malore: 11/ 24°C. Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
