Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Liri për çlirimtarët!” Shkupi mblidhet nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (ORA-VENDI)

Shkruar nga Newsbomb
“Liri për çlirimtarët!” Shkupi mblidhet nesër
Sheshi Skenderbej ne Shkup, njoftimi per marshimin


Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e nesërme do të organizohet një marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të verdiktit përfundimtar në Hagë. Marshimi do të zhvillohet në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”.

“Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Forumi Rinor Shqiptar, teksa theksohet se UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve dhe se luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.

Njoftimi i plotë:

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.

UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.

Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.

Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!

Sheshi “Skënderbej” – Shkup

Nesër, ora 18:00”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese