E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Mini-Muffins për ditën e parë të shkollës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Ilustrim · Vizion Plus

Mini-muffins me spinaq dhe djathë, një alternativë e shijshme dhe praktike për fëmijët, sidomos për ditët e shkollës. Me një kombinim të thjeshtë përbërësish dhe një përgatitje të shpejtë, kjo recetë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja është ideale për një vakt të lehtë dhe të shijshëm.

Për rreth 18–20 mini-muffins:

– 120 gr miell misri i imët OLA

– 100 gr miell gruri

– 2 vezë

– 150 gr kos

– 70 ml vaj luledielli GOLD

– 100 ml qumësht

– 120 gr spinaq i freskët, i grirë imët

– 120 gr djathë i bardhë, i thërrmuar

– 1 lugë çaji pluhur pjekës

– Pak kripë, vetëm nëse djathi nuk është shumë i kripur

Përgatitja:

Rrahim vezët me kosin, qumështin dhe vajin. Shtojmë miellin e misrit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. Përziejmë derisa të kemi një brumë të trashë, por kremoz. Në fund, shtojmë spinaqin dhe djathin.

E ndajmë masën në format e mini-muffins, duke i mbushur rreth ¾. I pjekim në 180 °C për 15–18 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të bukur të artë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.