Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari

    Sekuestrohet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga kapte vlerën 2 milionë euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet
    Lajmet e fundit

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    September 14, 2026
    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar nuk do të rikthehet më në kombëtare, ndërsa ka bërë të qartë se skuadra do të fokusohet te lojtarët e rinj.

    Në një intervistë për CNN Esportes, Ancelotti tha se Neymar e ka konfirmuar vetë se nuk dëshiron të rikthehet te përfaqësuesja braziliane.

    “Ai e meritonte të ishte aty për cilësitë e tij. Neymar tashmë ka konfirmuar se nuk dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar”, u shpreh trajneri italian.

    Ancelotti mbrojti edhe vendimin për ta grumbulluar Neymarin në Kupën e Botës së fundit, pavarësisht kritikave për paraqitjen e tij.

    “Ai nuk mund të zëvendësohet, sepse ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik. Prandaj, një lojtar i pazëvendësueshëm”, tha Ancelotti.

    Ndërkohë, trajneri ka nisur procesin e rinovimit të Brazilit, duke u dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj. Në grumbullimet e fundit janë përfshirë disa emra të rinj, të cilët pritet të kenë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen.

    “Duhet të ecim hap pas hapi. Për ndeshjen e parë dhe miqësoret që çojnë drejt Kupës së Botës, duhet të përqendrohemi te lojtarët e rinj që mund të jenë pjesë e së ardhmes, ata të lindur në vitet 2004, 2005 dhe 2006”, deklaroi Ancelotti.

    Trajneri brazilian theksoi se kombëtarja ka edhe talente edhe më të rinj, përfshirë disa futbollistë të lindur në vitin 2008.

    “Kemi disa lojtarë shumë të talentuar të lindur në vitin 2008 që ende nuk po luajnë, por që mund të luajnë”, shtoi ai.

    Kështu, Brazili duket se po hyn në një fazë të re, me Ancelottin që kërkon të ndërtojë një skuadër të bazuar te brezi i ri, ndërsa epoka e Neymarit me fanellën e kombëtares duket se ka marrë fund.

    Carlo Ancelotti futboll Neymar Trajneri i Brazilit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    September 14, 2026

    Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari

    September 14, 2026

    Sekuestrohet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga kapte vlerën 2 milionë euro

    September 14, 2026

    Barazimi ndaj Lazios/ Tension te Milani, dy titullarë i dalin në krah trajnerit Amorim

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.