Tiramisu gati në 10 minuta Receta e shijshme nga Shefja e Kuzhinës Albana Mançja
Një tiramisu klasik, kremoz dhe plot shije, që mund të përgatitet në vetëm 10 minuta me pak përbërës të thjeshtë. Shefja e kuzhinës Albana Mançja sjell këtë ëmbëlsirë të preferuar, perfekte për ta shijuar pas disa orësh në frigorifer.
Përbërësit:
– 3 të verdha veze
– 3 lugë gjelle sheqer
– 400 ml pana e ëmbël
– 400 g mascarpone
– 300 ml kafe espresso e ftohtë BORBONE
– 300 g biskota për tiramisu (Savoiardi)
– 1 lugë gjelle kakao pa sheqer
Përgatitja:
Rrih të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa të zbardhet dhe të bëhet kremoze. Shto mascarponen dhe përzieje derisa të krijohet një krem homogjen.
Veçmas, rrih panën e ëmbël derisa të trashet. Bashkoje me kremin e mascarpones, duke e përzier me kujdes.
Zhyt biskotat shumë shpejt në kafenë espresso të ftohtë dhe shtroji në një radhë në tavë. Mbuloji me një shtresë kremi. Përsërite edhe një herë: biskota – krem.
Në fund, niveloje kremin dhe pudrose sipër me kakao pa sheqer. Fute në frigorifer për të paktën 4–6 orë, por më mirë gjatë gjithë natës.




